Shano: Dorëheqja e Markut është sakrificë, kjo ishte arsyeja pse mori këtë vendim

Shqipëria

Shano: Dorëheqja e Markut është sakrificë, kjo ishte arsyeja pse mori këtë vendim

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 23:17
Dritan Shano

Dritan Shano, ka komentuar dorëheqjen e Mark Markut nga mandati si deputet i Partisë Demokratike.

Shano është shprehur se veprimi që bëri Marku është një sakrificë teksa shton se një një person si ai duhet të ishte në foltoren e parlamenti, pasi ishte një ‘zë’ i vlefshëm.

Më tej shton se një nga arsyet që e ka çuar Markun, në këtë vendim ka qenë mungesa totale e komunikimit me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Mendoj se Marku është konsekuent në mendimet e tij, gjatë gjithë periudhës që të paktën unë  e kam pasur në vëmendje si person publik. Edhe kur ka qenë deputet i PD ai ka  qenë një person që fliste mendjen e vet, më shumë sesa urdhrat që lëshohen në partitë politike shqiptare. Këtë unë do e vlerësoj gjithmonë. Nuk e miratoj dorëheqjen ose sakrificën që ai bën. Unë e shoh si sakrificë publike nga ana e Markut, pasi unë mendoj se foltorja e parlamentit ka nevojë për njerëz të cilët janë të  çliruar nga violenca, dhuna e çetave politike në Shqipëri. 

Marku mendoj se do ishte një zë i vlefshëm në parlament. Argumentet që ka sjellë ai për PD, patjetër që qëndrojnë, por unë nuk kam pritur vitin 2021, për të shprehur rezervat e mia ndaj prezencës kaq të gjatë së Berishës në politikë, apo kritikave në raport me Bashën që prej 2017. Unë mendoj se Mark-u qëndrimin e tij e shprehur edhe në Kuvendin Kombëtar.  Mendoj që një nga arsyet që e ka çuar Mark-un të ndërmarrë dhe këtë hap tjetër, ka qenë  mungesa totale e komunikimit mes tij dhe  kryetarit Basha. Dhe mendoj se këto janë arsye të mjaftueshme personale.“

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat