Shano: Ajo që merr Rama në këmbim të strehimit të afganëve është personale

Shqipëria

Shano: Ajo që merr Rama në këmbim të strehimit të afganëve është personale

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 00:42
Dritan Shano

Dritan Shano, ka komentuar ardhjen e afganëve në vendin tonë që deri më tani kanë ardhur 121 prej tyre.

Ai thotë se ne si shtena takon që tëbëjmë sakrificat tilla, por shton se nuk ka pasur transparencë nga shteti përsa i përket buxhetit.

Shano thotë se nuk është e para herë që kryeministri Rama, denjon të tregohet transparent me popullin shqiptar, e aq më tepër të tregojë se çfarë ka marrë në këmbim të këtij ‘nderi’.

"Shqipëria ështe toka e Sorosit, sidomos qëkur Rama është bërë kryeministër. Natyrisht që e keni vënë re që djali i George Soros, vjen shpesh dhe viziton Ballkanin dhe me atë rast edhe Shqipërinë. Pritet në mënyrë të rregullt nga Rama, Vuçiç e Zaev, aq sa më duket se e kanë çun tezje.

"Mendoj se kjo lloj qasje që ka qeveria ndaj afganëve është normale.  Nuk diskutohet që ne se nga forca dhe pesha që kemi na takon të bëjmë të tilla sakrifica, por nuk ka ndonjë transparencë, për përmasën që do të ketë kjo sakrificë, për kostot që do të ketë në kurriz të buxhetit. Pra është e disata që Rama denjon të bëjë transparencë dhe aq më pak të raportojë se çfarë ka marrë në këmbim të këtyre disponibiliteti që shteti shqiptar toka shqiptare i jep SHBA."

Ai thekson se ajo që merr Rama në këmbim të këtyre veprimeve, në këtë rast strehimi i afganëve është diçka në këmbim.

"Këto janë  operacione të mirëfillta 24 orëshe, sepse të ishin që zgjasnin një muaj do isha i pari që do i duartrokisja.  Mendoj se ajo që merr Rama në këmbim është personale dhe jo për ne të tjerët shqiptarë që jemi. Në rajon  ne kemi një vend si Kroacia, që qytetarët kroat mund të shkojnë lirshëm në SHBA, ata kanë demostruar një zotësi të madhe në marrëdhënien me SHBA  që të arrijnë të marrin një lëvizje të lirë.

Unë do preferoja që Kryeministri i Shqipërisë të artikulonin të njëjtën kërkesë. Ne kemi pritur praktikisht të gjithë opozitën iraniane e kemi në Shqipëri. Sot po presim disa mijëra afganë dhe mendoj që Rama e Xhaçka ta përdorin këtë konfront në të mirë të shqiptarëve, e mira që mund të marrin shqiptarët është liberalizimi i vizave. "  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat