Eksplozivi në makinën e kreut të Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë, arrestohet i vëllai

Shqipëria

Eksplozivi në makinën e kreut të Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë, arrestohet i vëllai

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e kaluar, ku kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës iu vendos tritol në makinë, ndërsa është arrestuar vëllai i tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e këtij të fundit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi A. Debreshi, 29 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat