Sherr në Lushnje, 5 persona bëhen bashkë dhe rrahin 26-vjeçarin me dorezë hekuri

Shqipëria

Sherr në Lushnje, 5 persona bëhen bashkë dhe rrahin 26-vjeçarin me dorezë hekuri

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnje ku një 26-vjeçar është rrahur keq nga 5 persona të tjerë.

Sipas policisë për këtë ngjarje është arrestuar F. Z., 33 vjeç, banues në Lushnjë. Ndërsa është vënë nën hetim R. Z., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 27 vjeç, E. B., 33 vjeç dhe A. B., 27 vjeç.

Të pestë këta persona, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin B. Ç., 26 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin F. Z., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. Z., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 27 vjeç, E. B., 33 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, pasi të pestë këta shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin B. Ç., 26 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale doreza e grushtit e cila iu gjet shtetasit F. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat