Aksident/ Makina nxjerr motorin jashtë rruge, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Aksident/ Makina nxjerr motorin jashtë rruge, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:01
Foto nga aksidenti

Këtë të shtunë është shënuar një aksident në Lungomare, ku  janë përfshirë dy mjete. Një makinë ka goditur një motor, duke e nxjerrë jashtë rruge.

Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa ende nuk është bërë me dije asnjë detaj në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Mësohet se makina drejtohej nga një femër.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat