Zbulohen emrat e 4 nënkryetarëve te rinj të partisë në PD, mes tyre dy zonja

Shqipëria

Zbulohen emrat e 4 nënkryetarëve te rinj të partisë në PD, mes tyre dy zonja

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:17
Selia e PD

Në selinë blu ka rënë heshtja!

Emra që ikin dhe vijnë nga Kryesia e partisë pritet te mësohen pasditen e së hënës, kohë kur Këshilli u ri Kombëtar pritet te zgjedhë ekipin e ri drejtues.

Surpriza nuk pritet për postin e Sekretarit te Përgjithshëm, i cili edhe për katër vitet e ardhshme opozitë pritet ti besohet Gazment Bardhi. Gara me e fortë pritet të zhvillohet për postin e nënkryetarit, që me ndryshimet e fundit statutore tashmë janë bërë 4.

Burime  nga selia blu konfirmojnë për Top Channel, se kandidatët pretendente janë Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma. Rushaj projektohet te mbajë njëherësh edhe postin e kreut te grupit parlamentar, ndërsa Alibeaj atë të nënkryetarit të Parlamentit duke spostuar ne ketë mënyre Edi Paloken dhe Edmond Spahon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat