Aksident në Dajt, makina bie nga disa metra lartësi, 2 të plagosur

Shqipëria

Aksident në Dajt, makina bie nga disa metra lartësi, 2 të plagosur

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar në afërsi të Dajtit.

“BalkanWeb” ka siguruar një foto nga aksidenti në fjalë, ku shihet një makinë e rënë nga lartësia.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se kanë mbetur të plagosur një vajzë e një djalë. Në foton e publikuar, shihet se përreth makinës, që dukshëm është dëmtuar, qëndrojnë qytetarë të rastit, që kanë dhënë ndihmën e parë.

Pritet që të ketë dhe një reagim nga policia në lidhje me këtë aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat