Veliaj: Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë

Shqipëria

Veliaj: Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 21:46
Veliaj: Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani.

Veliaj e ka quajtur humbjen e artistit që vuajti gjatë edhe nga regjimi diktatorial, një humbje për artin dhe muzikën shqiptare.

“Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë. Ai ishte një simbol i rezistencës kundër regjimit diktatorial dhe një shpirt i lirë. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes,” shprehet në mesazhin e tij kryebashkiaku Veliaj.

Këngëtari i njohur Sherif Merdani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat