Evakuimet nga Afganistani/ Ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim: Krenari për mikpritjen shqiptare

Shqipëria

Evakuimet nga Afganistani/ Ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim: Krenari për mikpritjen shqiptare

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 19:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, së bashku me ambasadorën e SHBA Yuri Kim kanë vizituar famiiljet e evakuuara nga Afganistani të cilët janë vendosur në Qytet Studenti, Tiranë.

Me një postim në Facebook Xhaçka shkruan se shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar ndërsa vlerëson mikpritjen shqiptare.

“607 qytetarë afgan, burra, gra dhe fëmijë kanë gjetur sot një strehë të sigurt në Shqipëri. Sot me ambasadoren Kim vizituam familjet e vendosura prej 3 ditësh në qendrën akomoduese në Qytetin e Studentit, ndërsa shumë të tjerë janë sistemuar në Durrës dhe Lezhë.

Shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar. Krenari për mikpritjen shqiptare!”- shkruan Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat