35-vjeçari mbush makinën me lekë të falsifikuar/ Në dyqanin me qira i gjendet tritol

Shqipëria

35-vjeçari mbush makinën me lekë të falsifikuar/ Në dyqanin me qira i gjendet tritol

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Policia e Lezhës arrestoi këtë të martë një 35-vjeçar, i akuzuar për “Falsifikim monedhash” dhe “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”.

Pas disa muajve hetime, uniformat blu finalizuan operacionin “Seria”, ku u prangos Mark Cumraku.

Efektivët ushtruan kontrollin në mjetin e tij tip “Benz”, ku gjetën 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

Ndërsa në dyqanin e marrë me qira, ai kishte fshehur një sasi tritoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat