Momenti kur policët “mësyjnë” në shtëpitë e barit, trafikantët të zbathur futen në furgon

Shqipëria

Momenti kur policët “mësyjnë” në shtëpitë e barit, trafikantët të zbathur futen në furgon

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:56
Foto

Dalin pamjet e mega-operacionit “DOBRA”, të finalizuar pas bashkëpunimit mes policisë shqiptare, asaj spanjolle dhe gjermane.

Në videon e publikuar në “Facebook” nga Europol, duken momentet kur uniformat blu ushtrojnë kontrolle në shtëpitë e barit dhe në ambiente të tjera.

Aty tregohen edhe çastet kur trafikantët vihen në pranga dhe ashtu siç janë, të zbathur nga këmbët dhe me pantallona të shkurtra, futen në furgonin e policisë.

Gjatë këtij operacioni ndërkombëtar u arrestuan 107 persona, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, dhe sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat