Ylli Manjani del me deklaratë të fortë pas dorëheqjes së Lefter Kokës

Shqipëria

Ylli Manjani del me deklaratë të fortë pas dorëheqjes së Lefter Kokës

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 17:00
Ylli Manjani

Avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Lefter Kokës nga mandati i deputetit.

“Dakord mo, po të mos harrojmë se me këto deputetë, që hyjnë në takim me Ramën me duar dhe dalin nga takimi me duar të hequra, PS fitoi zgjedhjet.

Se kështu si po i këpusin si kashta misri një e nga një, i bie që t’i kenë hedhur hi syve votuesve.

Ose ndryshe i thonë mashtrim elektoral!”, shkruan Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat