Burrel, arrestohet 33-vjeçari me dy emra

Shqipëria

Burrel, arrestohet 33-vjeçari me dy emra

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar me dy emra është arrestuar nga policia e Matit pasi akuzohet si autor i tre vjedhjeve në qytetin e Burrelit vitin e kaluar.

Në lidhje me këtë vepër penale policia i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

“Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat,  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari, i cili ishte në kërkim për “Vjedhje” Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Burrelit.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Filiali”.

Falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas  është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe  konkretisht:

Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.

Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.

Me datë 03.12.2020,  ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”.Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë  kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një her”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat