Kryebashkiaku Veliaj shkon me biçikletë në Asamblenë e PS

Shqipëria

Kryebashkiaku Veliaj shkon me biçikletë në Asamblenë e PS

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:52
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj u shfaq tepër sportiv sot në Asamblenë Kombëtare të PS.

Ai u fotografua teksa shkonte me biçikletë drejt Pallatit të Kongreseve, ku prej orës 10:00 po zhvillohen punimet e Asamblesë se PS për zgjedhjen e strukturave drejtuese për katër vitet e ardhshme.

Veliaj, i cili është njëkohësisht edhe drejtuesi i PS për Qarkun, njihet për pasionin e tij për biçikletat dhe shihet shpesh në rrugët e kryeqytetit duke lëvizur mbi biçikletën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat