Ambasadorja suedeze “mahnitet” nga vendimet e Ramës: Qeveria e re ka më shumë gra se në çdo vend tjetër

Shqipëria

Ambasadorja suedeze “mahnitet” nga vendimet e Ramës: Qeveria e re ka më shumë gra se në çdo vend tjetër

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 19:21
Elsa Hastad

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme ka publikuar emrat e ministrave të rinj që do të jenë pjesë e qeverisë “Rama 3”.

Rama vendosi që 12 ministri të drejtohen nga femrat dhe vetëm 4 nga meshkujt, ku spikasin edhe emrat e rinj si Edona Bilali, Bora Muzhaqi, Frida Krifca dhe Delina Ibrahimi.

Ky vendim i Ramës ka “mahnitur” ambasadoren suedeze në Tiranë, Elsa Hastad, e cila e ka publikuar edhe në rrjetet sociale lajmin se kabineti i ri i qeverisë do të përbëhet nga më shumë se 70% femra.

“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ambasadorja suedeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat