Rama zbulon prioritetet e mandatit të tretë

Shqipëria

Rama zbulon prioritetet e mandatit të tretë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 21:27
Edi Rama

Pasi prezantoi sot kabinetin e ri qeveritar, me të cilin do qeverisë për 4 vitet e ardhshme, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije dhe dy prioritetet e Partisë Secialiste.

Rama tha se Turizimi dhe bërja e Shqipërisë kampione për eksportin e energjisë janë dy prioritetet kryesore.

“Prioritet janë shumë të qarta. Do duhet të bëjmë pak durim që kjo skuadër të shkojë në Parlament, ku do shpaloset dhe programi.

Së pari duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhemi kampionë në Ballkan për Turizmin.

Së dyti në duam që Shqipëria të bëhet eksportuse neto e nergjisë.

Këto nuk janë dëshirë të bazuara në ëndrra për ta parë Shpërinë në një nivel tjetër, por tek puna që kemi bërë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat