Qeveria e re e dominuar nga gratë/ Rama zbulon arsyen, cili është qëllimi i tij

Shqipëria

Qeveria e re e dominuar nga gratë/ Rama zbulon arsyen, cili është qëllimi i tij

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 22:35
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar, me një numër rekord zonjash në poste ministrore dhe role drejtuese ku 12 ministri do të drejtohen prej tyre, pra gati 75% të gjithë Qeverisë.

Rama tha se një qeveri e dominuar nga gratë nuk ka qenë në qëllimin e tij, por se është mundur që çdo vendi t’i gjej personin e duhur.

“Nuk ka qenë qëllim i im të ishin shumë gra. E kam pas qëllim në fillim që të ishim 50 me 50. Jemi në dhjetëshen e parë të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore.

Në këtë rast nuk kam patur qëllim gjetjen e grave, por jam përpjekur por çdo vendi t’i gjej personin që në këtë fazë do ta bëjë këtë punë më mirë se sa do ta bënte dikush tjetër”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat