Rikthehet Agron Shehaj, komenton qeverinë e tretë të Ramës

Shqipëria

Rikthehet Agron Shehaj, komenton qeverinë e tretë të Ramës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 00:36
Agron Shehaj

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me kabinetin e ri qeveritar të Edi Ramës.

Shehaj thotë se Rama ka rikthyer në qeveri “figurat më të korruptuara”, të cilët mund të largohen vetëm me votë.

Komenti i plotë i Shehajt:

Rikthimi në qeveri i figurave më të korruptuara tregon se po nuk i ndëshkuam me votë, ata do rikthehen.

Nuk ka njerëz shumë të korruptuar dhe pak të korruptuar, por njerëz të korruptuar dhe njerëz të ndershëm.

Shqipëria do bëhet kur të qeveriset nga njerëz të ndershëm, nga një kryeministër i pakorruptuar. Mundësi tjetër, nuk ka!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat