Ndizet një vatër zjarri në Ballsh, flakët pranë banesave

Shqipëria

Ndizet një vatër zjarri në Ballsh, flakët pranë banesave

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 13:50
Ilustrim

Zjarri ka përfshire një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në lagjen “Bylis” të qytetit të Ballshit.

Mësohet se flakët janë përhapur edhe për shkak të erës dhe ndodhen jo shumë larg banesave, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë këtë zonë.

Në terren ka zbritur reparti zjarrfikës i Mallakastrës ndërsa edhe vetë banorët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit dhe nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat