LSI kundër PD, Vasili: Nuk mund të ulemi me Ramën për reformë

Shqipëria

LSI kundër PD, Vasili: Nuk mund të ulemi me Ramën për reformë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:33
Petrit Vasili

Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen  e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se në Parlament do të jetë për realizuar reformë kushtetuese, zgjedhore dhe territoriale. Por për Lëvizjen Socialiste për Integrim, opozita duhet të refuzojë të ulet me Ramën për të prodhuar marrëveshje të dështuara të njëjtë me atë të 5 qershorit.

“Pa zgjidhur para shqiptarëve fajësinë, përgjegjësinë dhe gjithçka që kanë bërë më 25 prill nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Ç’të bëjmë? Të riciklojmë 5 qershorë të tjerë? Unë di që Edi Rama ka thënë, unë po mendoj të marr një mandat të katërt. Pyetja ime është, këta janë reformatorët e Shqipërisë? Mund të bëjnë reforma këta?”

Numri dy i LSI, Petrit Vasili deklaron se opozita do të jetë një zë i fortë opozitar, por njësoj si para zgjedhjeve do të jetë e ndarë nga PD sa i takon qëndrimeve dhe temave që do të ngrejë në seancat plenare.

“Edhe para 25 prillit, LSI ka qenë pjesë e opozitës, ka qenë një zë shumë i fortë me individualitetin e vet si PD e partitë e tjera. Fronti opozitar është atje, dhe secili ka rolin e tij…”

LSI mori vetëm 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por për Vasilin, Monika Kryemadhi ka besimin e strukturave për të drejtuar sërish partinë. Në 10 shtator, Parlamenti do të zhvillojë seancën e tij të parë, ku pas 2 vitesh bojkot forcat opozitare do të rikthehen në institucione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat