Erion Braçe me 'mesazh të koduar', me kë e ka zv.kryeministri?

Shqipëria

Erion Braçe me 'mesazh të koduar', me kë e ka zv.kryeministri?

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 20:33
Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe nuk do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 3”, pasi në vend të tij, kryeministri ka preferuar të zgjedhë Arben Ahmetajn.

Siç duket, Braçe nuk e ka pritur mirë largimin, që në fakt e njoftoi vetë si dorëheqje.  Ai ka postuar një foto në Facebook, të një loje mjaft popullore në Shqipëri (“Kaladibrançe”), ku të rinjtë qëndrojnë mbi shpinën e njëri-tjetrit.

“E mbani mend? E dinit lojë apo jo? Ja që i reziston çdo kohe si stil jete!”, shkruan Braçe.

Zv.kryeministri thotë se kjo nuk është vetëm lojë, por edhe një stil jete. Nuk dihet se për kë është ky mesazh, por që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Facebook të deputetit socialist.

“Të paska goditur rëndë kryeministri Z. Braçe!?”, i shkruan njëri nga qytetarët.

“Ata të gjatët kapërcenin shumë”, shkruan një tjetër me ironi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat