A duhet të vaksinohen personat që kaluan COVID-19? Përgjigjet prerë mjeku shqiptar

Shqipëria

A duhet të vaksinohen personat që kaluan COVID-19? Përgjigjet prerë mjeku shqiptar

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 19:57
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se të vetmit që duhet të bëjnë vaksinën edhe pse kanë kaluar COVID-19 janë të moshuarit dhe të sëmurët rëndë.

Sipas tij, këto kategori nuk arrijnë dot të kenë përgjigje imunitare, ndërkohë për të rinjtë thotë ai s’ka arsye.

Pjesë nga intervista në News24

A duhet ta bëjmë vaksinën?  A duhet bërë vaksina për personat që e kanë kaluar COVID-19?

Alimehmeti: Çfarë dimë ne për një virusi? Kushdo që e ka kaluar çdo virus nuk ka pasur nevojë për vaksinë, apo vaksinimi nuk u ofron më shumë mbrojtje. Nëse ky është i pari në histori dakord, por nuk është i fundit.

Ku është SarsCov-2, që do të thotë se ka pasur SarsCov-1. Personat që e kanë kaluar SarsCov-1, janë ende imunë, kujtoj s’ka pasur vaksinë për atë.

Kalojmë tek SarsCov-2, ju sfidoj të gjeni një vend për statistika për riinfektimet. Ka riinfektime. Të shohim ku ka statistikë për këtë. Studimi më i madh është bërë në mars nga Izraeli, është lider i vaksinimit, ka vetëm një vaksinë. Studioi të gjithë popullatën mbi 16 vjeç. Në rezultatet e tyre, nxori se ngrihet pikëpyetja për vaksinimin e personave të riinfektuar. Tashmë ka dalë një tjetër studim. Përfundimi është, imuniteti natyror zgjat shumë më shumë se vaksinimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat