Alimehmeti tregon vaksinën më efektive për të luftuar Koronavirusin

Shqipëria

Alimehmeti tregon vaksinën më efektive për të luftuar Koronavirusin

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se Pfizer është e vetmja vaksinë e aprovuar.

“Kemi vetëm një vaksinë të aprovuar plotësisht. Pfizer, që e kemi edhe në Shqipëri. Më pas ngadalë ne e shohim që efekti është në rënie dhe studimi më i mirë është nga shtetet që i kanë edhe vaksinat tona. Efekti është shumë i lartë me Pfizer, është variabël i fortë me AstraZeneca dhe shumë i ulët me Sputnik V dhe Sinofarm.  Si rrjedhojë këshilla ka qenë Pfizer dhe Astra Zeneca. Në shtetet që i përdorin nuk nevojitet një dozë e tretë, ndërsa ata që përdornin Sinovac, mbi personat 60 vjeç duhet të bëjnë vaksinën e tretë”, u shpreh mjeku.

Ai sqaroi se fëmijët nuk duhet të vaksinohen.

“Fëmijët nuk duhet të vaksinohen. Mosha në mjekësi nuk është e ndarë me thikë. Pragjet në mjekësi nuk janë të ndara, por po të kthehemi tek fëmijët apo adoleshentët shohim, së pari fatmirësisht ata nuk sëmurën rëndë. Koncepti i dytë është transmetimit, që ata mund t’ja transmetojnë të tjerëve. Ky koncept qëndron. Vaksina qartësisht nuk e bllokon transmetimin. Kjo është e qartë. Vaksinën ja kemi ofruar të gjithë të vjetërve. Tani e kanë të gjithë të mundur ta bëjnë vaksinën. Koncepti i kësaj është se nuk do veje fëmijën para rrezikut”, u shpreh mjeku për News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat