Tjetër mesazh i koduar i Erjon Braçes

Shqipëria

Tjetër mesazh i koduar i Erjon Braçes

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 21:19
Erjon Braçe

Erjon Braçe duket se ka përcjellë sërish në mënyrë indirekte pakënaqësinë e tij në lidhje me zgjedhjet e Edi Ramës për qeverinë e re dhe drejtuesit në Partinë Socialiste.

Këtë radhë, Braçe i referohet serialit të njohur, “La Casa de Papel”.

“Tokio vdiq si burrë, burrat! Ndaj duhen gratë, të bajnë para burrat!”, shkruan Braçe në postimin e radhës në rrjetet sociale.

Zv.Kryeministri në largim duket familjar dhe ndjekës i rregullt me serialin, që thotë se në këtë sezon të pestë ka humbur sharmin për të arritur një kulm të ri dhune.

“La Casa de Papel, këtë herë ishte një kulm i ri dhune, por humbi sharmin antisistem. Katër sezonet e shkuara ishin ndryshe, kishin ide dhe kauza, edhe tekst, kështu u krijua sharmi antisistem. Seritë e reja kishin veç krisma e shpërthime dhje vdekjen e Tokios. Asnjë burrë tjetër nuk vdiq, madje njëri u ngjall. Tokio vdiq si burrë, burrat!”, mbyll postimin e tij Braçe.

Zv.Kryeministri në largim ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale duke përçuar në dukje mesazhe në drejtim të lidershipit të Partisë Socialiste. Po ky mesazh a lidhet me lidershipin? A po paralajmëron Braçe se në Serinë 3 të Edi Ramës do të ketë më shumë dhunë dhe më pak “sharm antisistem”? Po gratë që duhen për të bërë para burrat, a lidhet me Qeverinë e shpallur nga Edi Rama, ku dominojnë gratë?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat