Ylli Manjani tregon çfarë e çoi LSI-në drejt shkatërrimit

Shqipëria

Ylli Manjani tregon çfarë e çoi LSI-në drejt shkatërrimit

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 08:51
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë dhe njëkohësisht avokati i njohur, Ylli Manjani ka analizuar situatën politike dhe ka kritikuar LSI dhe Monika Kryemadhin për qëndrimet. Ai shkruan se LSI duhet të kthehet tek tezat e vitit 2008, tek greva e urisë, pasi e ka braktisur kauzën e saj për pushtet të balancuar dhe sistem zgjedhor.

Ndër të tjera, ish-ministri i bën thirrje që të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama.

"LSI prapë po gabon. Reforma kushtetuese dhe politike, e cila më së shumti nënkupton shkuljen e shtetit partiak dhe të sistemit hajdut zgjedhor, është gjëja e duhur që i duhet vendit në mënyrë ulëritëse. Pa asnjë dyshim, kjo reformë nuk bëhet nga partitë veç e veç, por duhet se zbën një platformë bashkëpunimi parlamentar. Fakti që në Parlament është Edi Rama, shkelësi kronik i marrëveshjeve, nuk e zhbën dot nevojën për bashkëpunim parlamentar.  Madje ky bashkëpunim për reformën Kushtetuese, duhet të përfshijë edhe të faktorëve jashtëparlamentarë.

Në këtë kuptim ideja që hedh LSI, si parti parlamentare më e pëçudnuara nga sistemi hajdut zgjedhor, për të mos bashkëpunuar për një reformë politike në vend është e gabuar. Ata e dinë vetë hesapin e tyre, por gjykoj se e kanë gabim! Siç edhe ua kam thënë e shkruar edhe më parë (madje vite më parë) LSI duhet të kthehet tek tezat e saj të 2008-s, pra tek greva e urisë. Për fat të keq LSI e braktisi vetë kauzën e saj për pushtet të ballancuar dhe sistem zgjedhor të ndershëm. E braktisi dhe ja ku erdhi pasoja. U ndëshkua shumë më rëndë seç e ndëshkoi rrudhja elektorale", ka shkruar ndër të tjera Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat