Çorientim te mbikalimi te “Shqiponja”, shoferët të paqartë me ideimin e korsive drejt qendër e Astirit

Shqipëria

Çorientim te mbikalimi te “Shqiponja”, shoferët të paqartë me ideimin e korsive drejt qendër e Astirit

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 22:17
Foto

Trafiku nuk u shmang as me hapjen e tunelit të 5 në zonën e mbikalimit të sheshi Shqiponja. Kjo për arsyen se sinjalistika e cila është vendosur gabim në këtë zonën po I detyron shoferët e automjeteve të bëjnë lëvizje të pa kontrolluara pasi me hapjen e tunelit ka ndryshuar edhe drejtimi i rrugëve.

2 ditë më parë është njoftuar hapja e tunelit të 5 në kryeqytet çka do të lehtësonte shume situatën në lidhje me trafikun.

Por një nga problemet të cilët po hasin këto shoferë të automjeteve është sinjalistika rrugore çka tregon devijimin e rrugës.

Hapja e tunelit nuk ishte funksionalë. Boritë dhe kaosi i automjeteve të shoqëronin gjatë gjithë kohës në këtë zonë.

Kjo për shkak se rruga që vjen nga Durrësi tek mbikalimi ka pësuar një devijim të çuditshëm, ku mjetet që duan të shkojnë drejt qendrës duhet të devijojnë djathtas, në një kohë që devijimi djathtas duhet të ishte në funksion atë atyre që duan të shkojnë nga “Astiri” dhe më pas tek pallati me shigjeta.

Por përveç kësaj, është vendosur dhe një tabelë që tregon drejtimet, por vendi ku ndodhet kjo tabelë e bën të pamundur devijimin e mjeteve që ngatërron korsinë.

I tillë është rastin flagrant i këtij mjeti të Tonazhit të rëndë.

Siç shikohet edhe në pamje shoferi ngatërron rrugën dhe në mënyrë të rrezikshme lëviz për gati 50 metra mbrapa duke u bërë shkaktar për aksidente

Por jo vetëm mjetet e tonazhit të rëndë por edhe autoambulanca kishte të njëjtin fat.

Nisur edhe nga kjo situatë duhet që institucionet përkatëse të marrin masa për rregullimin e sinjalistikës pasi, jo vetëm krijohet trafik por bëhet shkaktar për krijimin e aksidenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat