Kapen 35 klandestinë të strehuar në një tunel në Korçë

Shqipëria

Kapen 35 klandestinë të strehuar në një tunel në Korçë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Rreth 35 klandestinë janë gjetur të fshehur në një tunel në afërsi të fshatit Mborje pak minuta më parë.

Sipas burimeve, mes tyre ka gra dhe fëmijë, ku më i vogli është një foshnjë 3 muajshe.

Për shkak të rrugës së gjatë që kanë përshkruar që prej kufirit te gjelbër, foshnja u dërgua për kontroll në spital.

Mësohet se klandestinët ishin “strehuar” në një tunel, ndërkohë që vijojnë veprimet nga ana e policisë për deklarimet e emigrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat