Doli me familjen në det/ Dallgët i fundosin mjetin lundrues 35-vjeçarit

Shqipëria

Doli me familjen në det/ Dallgët i fundosin mjetin lundrues 35-vjeçarit

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar rrezikoi të mbytej së bashku me familjen e tij këtë të hënë në det.

Ai kishte dalë në det me një mjet të vogël lundrues, kur si pasojë e dallgëve të mëdha, mjeti u fundos.

Të gjithë anëtarët e familjes që ndodheshin në bord rrezikuan të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna. Policia Kufitare e Shëngjinit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Shkodër, shpëtuan 35-vjeçarin, i cili ishte i vetmi që nuk mundi të zbresë nga mjeti lundrues.

“Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin nga mjeti lundrues, ndërsa shtetasi D.P., nuk ka arritur të zbresë, pasi e kanë tërhequr dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin e tij lundrues. Ndërhyrja në kohë e Policisë Kufitare, bëri të mundur shpëtimin e shtetasit D.P., i cili është dërguar në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familjarët janë dërguar në banesën e tyre në Shëngjin”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat