Spastrim apo revolucion brezash në PS?! Flet anëtari i kryesisë

Shqipëria

Spastrim apo revolucion brezash në PS?! Flet anëtari i kryesisë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:22
Foto

Sekretari dixhital i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj ishte i ftuar sot në emisionin “Top Talk” të Denis Dyrnjasë, në Top Channel.

I pyetur nëse në PS këtë mandat të tretë të Ramës kemi të bëjmë me spastrim apo revolucion brezash, Xhafaj tha se nuk kemi të bëjmë me revolucion.

Xhafaj: Nuk besoj se është revolucion brezash sepse vetë konotacioni dhe terminologjia pas fjalës revolucion do të thotë që është një ndryshim i menjëhershëm në shumicën e rasteve i dhunshëm ku ka një transfuzim të plotë të diçkaje që ikën dhe vjen diçka tërësisht e re. Në të gjitha partitë demokratike që kanë sistemin demokratik të instaluar brenda partisë ka një lëvizje konstante të njerëzve për t’u përballur me sfidat dhe nevojat.

Kjo ndodh përmes votave, por duhet se këtë gjë e kemi humbur. Rama të paktën nuk është votuar në rivalitet me askënd.

Xhafaj: Është votuar kryetar partie dhe kryeministër nga pjesa dërrmuese e elektoratit.

Tani do bëjmë sikur besojmë që ka garë, apo do themi që ka garë? Në SHBA kemi paraelektroalet, kandidatët dalin mes njeri-tjetrit, rivalizojnë dhe pastaj dalin dy më të mirët dhe zgjidhet ai më i miri.

Xhafaj: Kjo është e vërtetë që janë në opozitë në Amerikë, sepse nuk kemi parë primare të Partisë Republikane që t’i fitonte Presidenti Trump. Mund të ketë njerëz që e kontestuan, por nuk pati një proces primar. Në demokracinë përfaqësuese t’i i jep mandat dikujt që të jetë trajneri i një ekipi dhe ta drejtojë vetë atë. Ky ekip është propozuar dhe të gjithë sekretariatet kalojnë në procesin e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat