Shqipëria dhe prapaskenat e donacioneve të vaksinave greke

Shqipëria

Shqipëria dhe prapaskenat e donacioneve të vaksinave greke

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Ditën e sotme Greqia i dhuroi 200,000 vaksina Ruandës, në shenjë solidariteti dhe angazhimi. Diplomacia greke e vaksinave vazhdoi duke dërguar 100,000 doza në Tunizi.

Ndër nëntë përfituesit janë vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me 120,000 doza respektivisht si dhe Bosnja e Hercegovina (120,000), Libia (200,000) dhe Jordania (150,000).

Prioriteti i donacioneve qeveritare greke ishte fqinjësia e Ballkanit, pasi një shpërthim epidemiologjik dhe krizë humanitare përgjatë kufijve do të prekte qartë edhe Greqinë. Përveç thellimit të marrëdhënieve me fqinjët, dhurimi i vaksinave tani përdoret nga Ministria e Jashtme greke për të aktivizuar shtigje të reja diplomatike.

“Greqia ka shpallur ambicien e saj për të kërkuar një vend në Këshillin e Sigurimit, kështu që nuk duhet të mungojë në nevojat globale” tha një zyrtar grek, duke shpjeguar zgjerimin e fundit të diplomacisë humanitare të vaksinave në Afrikën Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat