Mësuesit: Mësimi nuk duhet të lihet në dëshirën e fëmijëve

Shqipëria

Mësuesit: Mësimi nuk duhet të lihet në dëshirën e fëmijëve

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Ndryshe nga pjesëmarrja në ditën e parë të mësimit plotësues, nxënësit në vijim teksa kanë mundësi zgjedhje, jo të gjithë shkojnë në shkollë për të përsëritur njohuritë e vitit të shkuar shkollor.

Edhe ata nxënës që nuk kanë humbur asnjë ditë të përsëritjes, me sinqeritetin e fëmijës tregojnë pakënaqësitë e këtij procesi.

Dy sek hapim librin e gjuhës, pastaj bëjmë pak matematikë. Thjesht 1 orë e gjysmë qëndrojmë.

Ekspertët e arsimit vlerësojnë idenë dhe synimin e Ministrisë së arsimit për rikuperimin e njohurive gjatë mësimit online, por evidentojnë se mënyra e organizimit është e gabuar.

“Ky mësim plotësues nuk mund ti lihet në dëshirë familjeve, fëmijës dhe prindit se jo të gjithë e kuptojnë rëndësinë e arsimimit”.

Të metat e këtij procesi mësimor thellohen edhe më tej kur nuk zhvillohet i plotë si në orë edhe në lëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat