Mafia e ilaçeve, ja kush po bllokon hetimin për barnat “Covid 19”

Shqipëria

Mafia e ilaçeve, ja kush po bllokon hetimin për barnat “Covid 19”

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:45
Ilustrim

Më 2 shtator 2021, Autoriteti i Konkurencës ka njoftuar se i ka dështuar hetimi, për monopolin e importit dhe çmimet e larta që aplikohen në tregun e barnave, pajisjet e materialet mjekësore “Covid 19” dhe barnat e emergjencës, gjatë nisjes e vazhdimit të epidemisë.

Ky hetim, ka filluar si procedurë me Vendim nr. 707, datë 23.09.2020, dhe ka qenë me afat 3 muaj për të hartuar raportin paraprak, por faktikisht nuk ka nisur as sot pas 1 viti.

Sipas Vendimit nr. 813, datë 2.09.2021, Autoriteti i Konkurrencës bën me dije, se shkak për dështimin e hetimit, të kompanive e farmacive që abuzojnë në treg; është bllokimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Agjencia Kombëtare e Barna-Pajisjeve Mjekësore dhe kompanitë.

Komisioni Konkurrencës, u përballë me vështirësi për marrjen e informacionit dhe të dhënave të nevojshme zyrtare e private; madje kanë qenë false dhe ato pak informacione, që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, Agjencia e Barnave dhe distributorët apo rrjetet e tregut me shumicë.

Për ilaçet, materialet dhe pajisjet mjekësore “Covid-19”, ministrja Ogerta Manastirliu dhe mikesha e saj Drejtore e Agjencisë së Barnave, Narvina Sinani, nuk kanë dhënë asnjë informacion, duke bllokuar hetimin prej 1 viti.

Pas 3 muaj bllokim të dhënash, Komisioni i Konkurrencës, me Vendime nr. 754, datë 09.12.2020 dhe Nr. 771, datë 11.02.2021,  zgjati hetimin deri më 31.03.2021; por përsëri ministria, Agjencia e Barnave dhe kompanitë e ilaçeve import-treg i brendshëm, nuk po japin informacione.

Drejtorja e Agjencisë së Barnave e Pajisjeve Mjekësore, Narvina Sinani, duke qenë me biznes grosiste ilaçesh e rrjet farmaceutik pakice, nuk i dorëzon grupit hetimor, raportet me të dhënat në tregun e importit dhe shitjes më shumicë të barnave.

Agjensisë së Barnave, i janë kërkuar të dhëna hetimore edhe me Shkresë nr. 268/5 prot., datë 21.06.2021, mirëpo prej saj i është dërguar vetëm lista me emrat e subjekteve që kanë licencë, por jo sasitë, çmimet, origjina dhe të dhëna të tjera.

Për marrjen e të dhënave, Autoriteti i Konkurrencës i është drejtuar firmës “Security Solutions Albania Shpk” që është koncesionare e Pullës Fiskale të barnave, por prej saj nuk ka marrë asnjë informacion.

Duke qenë se hetimi është bllokuar nga mafia e ilaceve në bashkëveprim me ministren Manastirliu, që nuk urdhëron mikeshën e saj drejtore të barnave; Autoriteti i Konkurrencës e ka shtyrë hetimin me 6 muaj të tjerë.

Sipas ligjit, kur pengohet një proces hetimi, Autoriteti i Konkurrencës, ka të drejtë të gjobisë distributorët e importit, me 30% të vlerës së sasisë së ilaçeve që importojnë në vit; ndërsa tregtarët e shumicës me 50% të xhiros ditore.

Flitet për lojë të përbashkët në bllokimin e hetimit, mbasi Autoriteti Konkurrenës, nuk po bën kallëzim në SPAK për ministren Manastirliu dhe Drejtoren e Barnave, Narvina Sinani.

Por, nuk po bën kallëzim, as për kompanitë monopol të ilaçeve, që janë në listë hetimi prej saj si abuzuese me ilaçet “Covid 19”; mes tyre “Mega Pharma” e “IMI Pharma” ku ka ortakëri Petrit Vasili, të cilat duke shfrytëzuar ekskluzivitetin e importit të grup-vaksinave anti-grip, po i shesin vetëm në farmacitë e tyre “Orange”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat