Prokurori i Antimafias italiane zbulon lidhjet e Ndraghetës me shqiptarët për tregun e kokainës

Shqipëria

Prokurori i Antimafias italiane zbulon lidhjet e Ndraghetës me shqiptarët për tregun e kokainës

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:34
Carifeo De Raho

Prokurorin italian të antimafies Carifeo De Raho në një intervistë ekskluzive në Zona Zero në Top News për gazetarin Thimi Samarxhiu ka zbuluar mënyrën e bashkëpunimit të mafies shqiptare me Ndraghetën, që sipas tij, është fuqizuar që shumti kohëve të fundit.

De Raho në këtë intervistë të tij vlerëson bashkëpunimin me SPAK dhe organet e tjera hetimore dhe policinë, që sipas tij, ndryshe nga herët e tjera po i shkojnë deri në fund hetime, duke nënkuptuar se nuk dekonspirime.

Zoti De Raho si e vlerësoni bashkëpunimin me institucionet shqiptare në luftën kundër krimit organizuar?

Kemi një bashkëpunim të gjerë në luftën kundër mafies sidomos ndaj luftës kundër narkotikëve, ndaj drogës, jo vetëm magjistratura (prokuroria), por edhe me SPAK, sidomos me zotin Arben Kraja dhe hetuesit e vet që po jep një kontribut shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm, por edhe policia shqiptare, por sillet me një impenjim shumë të madh. Çdo urdhër që lëshohet në kuadër të operacioneve të ndryshme kundër organizatave kriminale mafioze që operojnë në Shqipëri dhe në Itali, sepse në Itali ka një numër të madh komponentësh, krimi organizuar shqiptarë, që vijnë e arrestohen në mënyrë korrekte, të saktë jo vetëm në Itali dhe në Shqipëri. Kjo nuk ka ndodhur disa vite më parë, sot nuk më pengesa. Më parë kishte shumë shkelës që nuk kapeshin nga forcat e ligjit, pra situata është shumë më ndryshme, kjo tregon për një angazhim serioz nga autoritetet shqiptare sidomos në luftën kundër organizatave kriminale për të ndaluar trafikun e lëndëve narkotike, por për edhe për të ndaluar aktivitetet e mafies. Kemi skuadra të përbashkëta hetimi me Shqipërinë, që do të thotë se nëpërmjet këtyre skuadrave janë të përfshirë të gjitha elementët e hetimit. Kemi sërë elementësh të gjera për hetim, për atë që bën pjesa italiane dhe atë që bën pala shqiptare. Në vitet e fundit kemi rezultate të rëndësishme duke demonstruar një organizim të policisë dhe gjykatave, duke treguar se janë të afta të çojnë përpara hetimet me besnikëri dhe duke ruajtur sekretin hetimor, ku hetimet kanë qenë edhe mjaft komplekse.

Ajo çfarë na shqetëson sidomos kohët e fundit është trafiku i drogës që po bëjnë nga Amerika Latine dhe nga kontejnerët vijnë në Shqipëri, përpunohet dhe më pas shpërndahet në Evropë. Nga informacionet që ju keni si funksion dhe cili është roli i shqiptareve në këtë organizatë?

Kohët e fundit tregu i kokainës, sidomos në vendet e Amerikës Latine, si Ekuadori, Brazili, Venezuela ku kultivohet dhe ku ka trafik, ku edhe është origjina e trafikut ka një rritje të madhe, kjo do të thotë se si furnizues dhe shpërndarës kanë hyrë shumë grupe të ndryshme, prodhues kolumbian, por janë lidhur me trafikant kolumbianë dhe meksikanë. Kjo ka bërë që të përfshihen grupe të ndryshme duke marrë sasi të mëdha të lëndës të kokainës. Nëse më përpara ka pasur monopole dhe i shpërndanin me tonelata, me rrugë të ndryshme, tani skema ka ndryshuar. Ky është konkluzioni që ne kemi nxjerrë nga hetimet. Dikur kanë qenë monopolistë e mëdhenj, tani ka një zgjerim, shpërndarje të grupeve që shkojnë e marrin direkt në burim kokainën. Ata shkojnë në ato vende ku kultivohet dhe prodhohet direkt kokaina, shkojnë në vendet e tyre, ose në vende të tjera.

Dhe më tej ata hyjnë në negociatave me grupe të mëdhenj me grupe kriminale. Edhe Shqipëria me grupet e saj kriminale kanë shkuar atje direkt për të marrë lëndën e kokainës. Grupet kriminale shqiptare në disa raste kanë bashkëpunuar me Ndraghetën italiane, që një nga organizatat kriminale më të forta në territorin evropian. Një hetim i pak vite më parë nxori në pah se si Ndragheta organizonte dhe kontrollonte trafikun e kokainës, sidomos në Europën Veriore, nëpërmjet porteve arritën të shpërndante kokainën edhe me organizatat shqiptare dhe të turke të mafies. Organizatat kriminale turke ishin që merreshin me pjesën e përpunimit dhe fshehjes së kokainës, deri në vitin e kaluar. Nga hetimet e fundit kemi evidentuar një bashkëpunim shumë të ngushtë mes shqiptarëve dhe të Ndraghetës. Kjo shpjegon se si grupe kriminale shqiptare arrinin të merrnin sasi të madhe kokaine, për shkak të lidhjeve që ato kishin me Ndraghetën kaq lehtësisht. Të mos harrojmë se në vitet ’80 Ndragheta është lidhur fort me vendet e Amerikës Latine që prodhonin kokainën, duke u futur fuqishëm në tregun e kokainës dhe duke luajtur në njëjtën kohë edhe rolin e ndërmjetësit me vendet e tjera, sidomos me ato shtete që kërkonin sasi kokaine. Kohët e fundit është modifikuar mënyra e shpërndarjes së kokainës, jo me shpërndarje me tonelata, por dhe me disa dhjetëra apo qindra kile për të bërë më të lehtë shpërndarjen, duke shmangur rrezikun se kapjes së sasive të mëdha në tonelata.

Disa hetime të fundit kanë nxjerrë në pah 5 apo 6 tonelata, në sasi të mëdha, edhe në Itali ka pasur sekuestrime që i kalojnë tonelatat. Kjo tregon se rrugët që përdoren për shpërndarjen e kokainës kanë një larmi, por ka edhe një lloj diferencimi, shpërndarja në sasi të vogël.

Cilat janë qytetet më problematike në Shqipëri, Durrësi se ka portin, Elbasanin. Nga informacionet që keni kush janë qytetet me kriminalitetin më të lartë në vendin tonë?

Organizatat kriminale shqiptare, ashtu si ato kriminalet në Italia kanë një karakteristikë se nuk janë të përqendruara vetëm në një qytet. Por veprojnë në disa qytete, të shpërndara në disa pjesë të vendit. Kanë kapacitet të lëvizin në mënyrë jashtëzakonshme dhe lëvizin e shpërndajnë lëndët narkotike. Madje nuk lëvizin fizikisht por përdorin mjetet e telekomunikacionit dhe në distanca të largëta. Ato janë të lidhje me njëri-tjetrin pavarësisht distancës së tyre. Një karakteristikë është se janë një organizatë globale dhe nuk kanë më kufij, bashkëpunimi mes tyre është global.

Jemi të detyruar ti shikojmë jo vetëm kufijtë mesh Shqipërisë dhe Italisë, por që do të thotë që lidhet edhe me distancën e raportet politike mes dy vendeve tona, por në lidhje me atë që merren me trafikun e kokainës dhe heroinës nuk kanë kufij. Kështu ata lëvizin pa pengesa dhe a kufi, lëvizin lirisht në të gjithë globin. Dhe i mundësojnë vetes çfarëdo mjeti të nevojshëm pa pasur kufij apo problem. Pra ata nuk janë në një hapësirë territoriale të caktuar, por mënyrat e komunikimit dhe të pagesave është me lirë, duke përdorur monedhën virtuale. Këtë ne kemi vënë re vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat