Berisha: Besoj te shqiptarët dhe demokratët

Shqipëria

Berisha: Besoj te shqiptarët dhe demokratët

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 22:32
Bledi Fevziu dhe Sali Berisha

I përjashtuar nga grupi parlamentar, ish-Kryministri Sali Berisha, është shprehur se ka besim tek demokratët dhe te shqiptarët.

Këtë deklaratë e ka bërë në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Opinion”, kur i është thënë se tashmë nuk ka asnjë forcë që e mbron, duke qenë se tashmë ka PD, PD dhe SHBA kundër.

Bledi Fevziu: Sot keni kundër Partinë Socialiste, por edhe partinë që krijuat vet, kam përshtypjen se kur ju lëshoi PD s’ju mbron asnjë tjetër?

Berisha: Unë e kam besimin te demokratët dhe te shqiptarët. Kam bindjen se jo vetëm dhjetëra mijëra demokratë janë lënduar sonte në ekzistencën e PD, por janë lënduar qindra mijëra shqiptarë që besojnë se Shqipëria është një vend sovran, se forcat politike shqiptare duhet të qëndrojnë sovrane. Dhe se me vendime të bazuara në shpifje trillime dhe vendime të trilluara të Edi Ramës dhe Soros, nuk mund të vendoset.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat