Berisha flet hapur, akuzon këtë personalitet ndërkombëtar se ka kapur PD-në me Bashën

Shqipëria

Berisha flet hapur, akuzon këtë personalitet ndërkombëtar se ka kapur PD-në me Bashën

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 22:30
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Sali Berisha akuzon George Soros se ka kapur Partinë Demokratike përmes Lulzim Bashës, i zgjedhur në krye të kësaj partie në 2013-n edhe me miratimin e heshtur të vetë Berishës.

“Basha bëri që George Soros të kapë PD. Në 8 vite, Lulzim Basha ka marrë mbështetjen e pakufizuar të George Soros”, deklaroi Berisha gjatë një interviste të dhënë për Opinion.

Ish-kryeministri akuzon se prej tetë vitesh ambasadorët janë guvernatorë në vend.

“I ktheni sytë se çfarë kanë ndodhur këto 8 vite me vendin nën drejtimin e guvernatorëve me 800 deklarata të guvernatorëve në mbështetje të qeverisë”, tha ai.

Berisha përsëriti se do të luftojë për t’i rikthyer PD sovranitetin me çdo mjet parimor, ndërkohë që u shpreh i gatshëm që t’i shërbejë vendit në çdolloj posti në kuadrin kushtetues, duke mos përjashtuar edhe atë të Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat