Milo i del në mbrojtje Bashës

Shqipëria

Milo i del në mbrojtje Bashës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 00:44
Paskal Milo

Kryetari i PSD-së Paskal Milo ka komentuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Milo në fjalën e tij ka theksuar se vendimin që mori Basha sot duhet ta kishte marrë muaj më parë Berisha, që të çlironte partinë.

“Një anëtar nga një parti përjashtohet me vendim të organeve kompetente. Tek PD-ja po krijohet një situatë e tillë, pasi ka dy pista, nesër ajo shkon e traumatizuar për shkak të asaj që ndodhi në kuvend, dhe duhet të vijojë që të punojë atje pasi nuk mbyllet me largimin e Berishës nga grupi.

Për mendimin tim si themelues i PD-së Berisha duhet ta kishte çliruar partinë duke bërë atë veprim që bëri Basha i detyruar muaj më parë që ta distanconte veten nga një krizë të mundshme për partinë demokratike. Kjo do të ishte dhe zgjidhja më e mençur”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat