U prit me lule e brohoritje para Kuvendit/Berisha flet pas seancës, ja çfarë thotë për kompromisin Rama-Basha

Shqipëria

U prit me lule e brohoritje para Kuvendit/Berisha flet pas seancës, ja çfarë thotë për kompromisin Rama-Basha

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:14
Sali Berisha

(E plotësuar 11:21) - A ndihet i tradhtuar nga Basha?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për mediat pas mbarimit të seancës së Kuvendit.

Berisha: Për të mbrojtur interesin publik të shqiptarëve, kombëtar, dhe për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi, i cili, ka zgjedhur kthimin në kurthe e pazare për eleminimin e opozitarëve.

Tani se çfarë datë është pakti ua lë historianëve, ajo që ndodhi është marrëveshje Rama- Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet minuar një minutë e më parë, PD është parti e lirive, e kushtetushmërisë e interesit kombëtar, demokratët shqiptarë me dinjitet e vendosmëri do dinë të vendosin PD në piedestalin.

Do marr çdo nismë ligjore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Në çdo kohë mund të hyjë seli, do jetë e afërt dita që PD të rifitojë forcën dhe vendosmërinë për të shporrur një të ligë sunduese të bazuar në krim e droge dhe te pazareve të flliqura që e shndërruan PD në fasadë opozitë. PD do jetë vendosja në piedestal.

Ndërkohë gazetarja e Top Channel , Kristi Gongo, e pyeti nëse ndihet i tradhtuar nga Basha, por Berisha nuk kishte një përgjigje.

Berisha: Jam anëtar i grupit të PD, ka disa fjalë për kompromisin Rama-Basha

Pas mbylljes së seancës së shkurtër në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat sërish.

“Jam në Kuvend më i vendosur, më i motivuar se kurrë për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë, për të mbrojtur interesin e kombit shqiptar. Për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen, trillimin, kurthet dhe pazaret për të eliminuar opozitarët shqiptarë.

Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe duhet ëmontuar një ditë e më parë. PD është parti e lirisë dhe të drejtave njerëzore, parti e interesit kombëtar.

Jam i bindur se demokratët shqiptarë do të dinë të vendosin këtë parti në piedestal. Do ndërmarr çdo nismë ligjore dhe statusore për rikthimin e PD-së në piedestalin që meriton.

Unë jam anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Kompromisi Rama-Basha është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore, përveë pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fort si opozitë.

Në çdo kohë mund të hyj në seli. Do jetë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin dhe drogën,” tha Berisha.

Berisha pritet me lule, Basha largohet me kokën e ulur

Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, u prit me lule nga një grup simpatizantësh në momentin që ai po zbriste nga makina për t’u futur në Kuvend, ku sot mbahet seanca e parë e këtij legjislacioni.

Ndërkohë, Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.

Edhe pasi doli nga Kuvendi, Berisha përshëndeti mijëra simpatizantë që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e Bashës.

Berisha iu drejtua simpatizantëve demokratë duke u ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në PD. Gjithashtu përkrahësit e Berishës mbushën makinën e liderit historik me karafila duke i shprehur hapur mbështetjen e tyre.

Pa dyshim që nuk mungonin thirrjet e simpatizantëve ku mes tyre dëgjohej një djalë duke thënë: “Ne vdesim për ty”.

Ndërsa në krahun tjetër Lulzim Basha ka dalë nga ana tjetër e Kuvendit  me kokën e ulur.

Flet Berisha pas seancës, këto janë fjalët e tij

Njësoj siç bëri në hyrje të seancës parlamentare, ku u prit nga dhjetra mbështetës, edhe në dalje të saj, Sali Berisha mori të gjithë vëmendjen mediatike, teksa është i vetmi që flet për mediat në këtë ditë të parë të punimeve të Kuvendit.

Në dalje të seancës që zgjati fare pak minuta, Berisha tha se nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi, dhe se ai mund të shkojë kur të dojë në selinë blu. Berisha tha se ai do të nisë nga brenda punën për ringritjen e PD, ndërsa tha se grupi parlamentar nuk u pyet fare për përjashtimin e tij.

“Në Kuvend më i vendosur, më i motivuar se kurrë në jetë për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë të kombit shqiptar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen, trillimin, kurthet pazaret për eleminimin e opozitarëve shqiptarë.

Unë garantoj se ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama Basha, në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë. PD është parti e lirisë dhe e të drejtave njerëzore, jam i bindur që demokratët shqiptarë do të dinë të vendosin PD në piedestalin që meriton.

Do marr çdo nismë brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Unë jashtë çdolloj diskutimi jam anëtar i grupit të PD, vendimi, kompromisi Rama Basha është nul, përveçse flliqësirë kundër opozitës.

Mund të hyj në çdo kohë në seli, është e afërt dita kur PD do të rifitojë të gjithë forcën dhe legjitimitetin për të shporrur klikën dhe pazaret e flliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë. Grupi as që nuk është pyetur fare”, u shpreh Berisha në dalje të Kuvendit.

Ja me kë u ul Sali Berisha në Kuvend

Ish-kryeministri Berisha është futur me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi

Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

Ish-kryeministri Berisha u përshëndet fillimisht me një grup militantësh të PD-së që kishin dalë në hyrje të godinës së Kuvendit për të kundërshtuar vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar.

Brenda në seancë, Berisha u ul pranë Tritan Shehut.

Lajmi i fundit: Berisha i shpall luftë Bashës në Kuvend, pritet nga këta deputetë

sh-kryeministri Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit.

Ai është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi.

Ky është një mesazh i fortë ndaj Lulzim Bashës për vendimin e mbrëmshëm, përmes të cilit ai e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

U la jashtë grupit parlamentar, Berisha mbërrin në Parlament: Basha, pazare të fëlliqura me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç edhe e bëri të qartë mbrëmjen e së enjtes, ka mbërritur ditën e sotme në Parlament.

Në hyrje të Parlamentit, lideri historik i PD ka përshëndetur edhe një grup mbështetësish që e pritën me brohorima. Ndërsa mbërrinte në Kuvend, Berisha ka folur me tone të ashpra për Lulzim Bashën, duke thënë se ka bërë “pazare të flliquara me kryeministrin Edi Rama.

I shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, Sali Berisha tha se nga sot nis beteja për të shpëtuar PD ndërsa bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të jetë statutore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat