Nga “look-u” i ri i Kryemadhit te e kuqja dominante e Gridës, deputetet shfaqen plot sharm në Kuvend

Shqipëria

Nga “look-u” i ri i Kryemadhit te e kuqja dominante e Gridës, deputetet shfaqen plot sharm në Kuvend

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 14:52
Monika Kryemadhi

Krahas situatës politike, një vëmendje të madhe ditën e parë të Kuvendit ka marrë edhe “look-u” i deputetëve, veçanëtisht zonjat që ishin kujdesur deri në detaj. Ato dukeshin fiks sikur ishin duke sfiluar për të kaluar tapetin e kuq në ndonjë premierë të ndonjë filmi.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ra në sy pasi kishte ndërruar pamje, duke i prerë flokët shkurt, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Gjithashtu vëmendje tërhoqën Erisa Xhixho, Lindita Nikolla e cila tashmë mban një post të ri dhe ish-ministrja Etilda Gjonaj, e cila vazhdon t’i qendrojë stoike stilit të saj të dikurshëm.

As Grida Duma nuk mbeti pa u vënë re me një fustan të kuq, e shoqëruar nga Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi. Ndërsa Mesila Doda kishte zgjedhur ngjyrën lejla dhe dukej tepët sharmante.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat