Analisti: Vendimi i Bashës ishte i shtyrë nga shantazhi amerikan

Shqipëria

Analisti: Vendimi i Bashës ishte i shtyrë nga shantazhi amerikan

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:21
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Analisti Genc Burimi u shpreh se Basha së shpejti rrezikon mos jetë as kryetar i PD-së. Sipas zotit Burimi Basha kishte zgjidhje tjetër duke i bërë rezistencë amerikanëve.

Genc Burimi: "Basha rrezikon që së shpejti mos të jetë as Kryetar i PD, ka një revoltë të brendshme që po formohet në PD, po nga ana tjetër e konsideroj si një rifillim të mbarë në PD. Basha kishte zgjidhje tjetër, t’u bënte rezistencë amerikanëve. Ai është shtyrë nga shantazhi i amerikanëve. Ai mund të përgjigjej edhe në forma të tjera. Edhe për Bashën ishte një vendim i vështirë, por ai u lidh me amerikanët. Vendimi i Bashës është si një fitore e ‘Pirros’ për Bashën. Nëse Basha do të ishte konsultuar me grupin parlamentar, do i jepte këtij akti një lloj legjitimiteti.  Sot shoh një pjesë të PD që është radikale dhe është pro Berishës. 

Për mua kjo i bën mirë PD. Ajo që më duket më jo e zakonshme është ndërhyrja që po bën DASH në Shqipëri. Këto janë tiparet e një kolonie. Berisha duhet t’i kishte thirrur mendjes së sovranizmit  që kur votoi me Donald Lu në SHBA. E rëndësishme sot në vendin tonë është debati mes partisë. SHBA po hyn brenda partisë, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ky debat do duhet të ishte evituar. “

Sipas zotit Burimi, vendimi i Bashës ishte i shtyrë nga shantazhi amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat