​Nikolla: Do të jetë legjislatura e avancimit drejt familjes evropiane

Shqipëria

​Nikolla: Do të jetë legjislatura e avancimit drejt familjes evropiane

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:52
Lindita Nikolla

Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit për të udhëhequr këtë legjislaturë të re. Në fjalën e saj, Nikolla teksa ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, siguroi të gjithë kolegët opozitarë se do të jetë në krahun e tyre sa herë që e kërkon ligji dhe ushtrimi i detyrës.

Nikolla: Opozita do ketë hapësira të plota për të kontribuuar në qeverisje

“Jam e bindur se nëse mbjellim sadopak klimë pozitive ajo shtohet kur shpërndahet te qytetarët. Opozita do ketë hapësira të plota për të kontribuuar në qeverisje. Kolegë opozitarë nëse do ndjeheni të penguar në ushtrimin e detyrës do jem në krahun tuaj sa herë ta kërkojë e drejta dhe ligji”, tha ajo.

Nikolla shtoi se kjo legjislaturë që ka nisur do të jetë legjislatura e avancimit drejtë familjes evropiane dhe theksoi se do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Integrimit për të përmbushur me sukses detyrat e tyre.

Nikolla: Kjo do të jetë legjislatura e avancimit drejt familjes evropiane

“Kjo do të jetë legjislatura e avancimit drejt familjes evropiane. Unë do të mbështes Këshillin Kombëtar të Integrimit për të përmbushur me sukses detyrat e tyre, do loboj me bindjen që Ballkani Perëndimor të konsiderohet një vlerë e shtuar e familjes evropiane”, tha ajo.

Një fokus të vecantë, kryetarja e re e Kuvendit, tha se do t’i japë edhe luftës kundër COVID-19.

Nikolla: Kuvendi do mbikëqyrë Qeverinë për ruajtjen e shëndetit të njerëzve

“Në luftën që ende vazhdon ndaj Covid, Kuvendi do mbikëqyrë të gjitha përpjekjet e qeverisë për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe në të njëjtën kohë përsëris thirrjen për vaksinim si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit të çdokujt”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat