Rama u la 100 ditë afat drejtorëve të policisë/ Gazetarja: 12 vrasje të bujshme të pazgjidhura

Shqipëria

Rama u la 100 ditë afat drejtorëve të policisë/ Gazetarja: 12 vrasje të bujshme të pazgjidhura

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 00:38
Anila Hoxha

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka bërë një status në lidhje me afatin që Rama i vuri drejtorëve të Policisë për intensifikimin e punës.

Por ajo ka nxjerrë në pah se kur ka mbetur më pak se gjysma e afatit, nuk është zgjidhur asnjë nga 12 operacionet më të rëndësishme për vrasje të bujshme në vend.

Me ironi në fund ajo shkruan se policia mjaftohet me gjobitjen e shoferëve të pabindur të automjeteve.

Statusi i plotë i gazetares:

Nga 100 diteshi i lene si afat per bosset e Policise, sot eshte dita e e 66. Disa nga rezultatet mbi disa nga vrasjet e ndodhura gjate vitit 2021: 1) asnje rezultat apo konkluzion mbi vdekjen e italianit Davide Pechorelli , ne Puke 2)asnje i arrestuar per vrasjen e Edmir Begut ne Durres 3) asnje i arrestuar per vrasjen e Gentjan Qarrit Vlore 4) asnje i arrestuar per vrasjen e Edmond Cekicit ne Durres 5) asnje i arrestuar per vrasjen e Bardhok Pllanaj ne Shkoder 6) asnje i arrestuar per vrasjen e Bledar Bircaj ne Vlore 7) asnje i arrestuar per vrasjen e Everest Cakes ne Elbasan 8 ) asnje i arrestuar per vrasjen e Delon Troqes ne Vlore 9) asnje i arrestuar per vrasjen e Cajup Selimit Tepelene 10) asnje i arrestuar per vrasjen e Shkelzen Velaj Vlore 11) asnje i arrestuar per vrasjen e Gramoz Memaj Ksamil 12) asnje i arrestuar per vrasjen e Bledar Muces Lushnje ........................................................................................................................... .................................................................................... .................................................... dhe meqe jemi ketu vlen per tu pershendetur puna e palodhur dhe e shkelqyer mbi gjobitjen e shofereve te pabindur !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat