Zbardhet si ndodhi ngjarja e rëndë në Astir, ja si është gjendja e të plagosurave

Shqipëria

Zbardhet si ndodhi ngjarja e rëndë në Astir, ja si është gjendja e të plagosurave

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 12:50
Astiri

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një prej pallateve të kompleksit ‘Fratari’ në Astir, ku u shkëput ashensori dhe për pasojë dy gra u plagosën.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, në orën 00:05. Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi ashensori, brenda të cilit ishin 4 persona gjatë momentit të aksidentit, rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror teknik, ISHT-së.

Aktualisht në spital ndodhet një prej grave, 30-vjeçarja me inicialet M.S., ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është stabël. Ndërkohë e plagosura tjetër, shtetasja me inicialet M. Q, e cila ishte dhe shtatzëne, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat