Ekzekutimi i Hajdarit, Spahiu publikon foton dhe bën deklaratën e fortë: Ishte shoku im i klasës! U vra për...

Shqipëria

Ekzekutimi i Hajdarit, Spahiu publikon foton dhe bën deklaratën e fortë: Ishte shoku im i klasës! U vra për...

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:02
Kreshnik Spahiu

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas homazheve që kryedemokrati Lulzim Basha bëri sot për të përkujtuar 23-vjetorin e demokratit Azem Hajdari.

Spahiu shkruan se asnjëri prej të pranishmëve në këto homazhe nuk e ka takuar dhe njohur kurrë Azemin.

Jo vetëm kaq, por Spahiu thekson se shoku i tij i klasës u vra për një parti që u transformua në biznesin e 2 familjeve mafioze.

“Asnjë prej tyre as nuk e ka takuar dhe as nuk e ka njohur në jetë kurrë Azem Hajdarin.  Ky koment s’është as cinizëm dhe as ironi por realitet, në ditën e shokut tim të klasës dhe mikut të idealeve që kurrë nuk i realizuam.

U vra i ndjeri për një parti, që u transformua n? biznesin e dy familjeve mafioze. U preftë në paqe, se këta edhe varrin ja keqpërdorin.”, shkruan Spahiu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat