Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e IKMT-së në Dibër

Shqipëria

Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e IKMT-së në Dibër

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:28
Lutfi Miftari

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e IKMT në Dibër, Lutfi Miftarin dhe Eljo Elezin, administrator i kompanisë  “H4 Chrom”.

Arrestimi i tyre u bë me 10 shtator dhe ndaj tyre rëndon akuza për kurrupsion. Sipas policisë, Elezi i ka dhënë 50 mijë lekë ryshfet Miftarit për të mos ndëshkuar për mungesë dokumentacioni kompaninë e tij.

“H4 Chrom” sipas policisë nuk kishte leje mjedisore për të operuar në sektorin minerar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorin e IKMT-së, policia tha se gjeti një sasi parash prej rreth 38 mijë eurosh, e ndarë në kartëmonedha euro, dollarë dhe lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat