Ndalohen mbi 500 klandestinë në javë, 5% duan azil në Shqipëri

Shqipëria

Ndalohen mbi 500 klandestinë në javë, 5% duan azil në Shqipëri

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Vetëm në një javë, policia shqiptare ka ndaluar mbi 500 emigrantë të paligjshëm që vijnë në vendin tonë në mënyrë të parregullt. Për shkak të numrit të lartë të tyre, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me forcat Frontex kanë shtuar masat në kufirin e gjelbërt.

Të huajt e parregullt që kapen në vendin tonë janë kryesisht nga Siria e Afganistani, si dhe vende të tjera të Lindjes që janë në zonë lufte.

ABC mëson se vetëm 5 % e këtyre personave kërkojnë azil në vendin tone. Kryesisht ata janë familjarë. Pjesa tjetër, e sidomos të rinjtë e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si një vend transit për të kaluar më pas me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Por, gjatë kohës që këta persona kanë qëndruar në vendin tonë, shpeshherë disa prej tyre janë denoncuar në polici për vjedhje banesash e biznesesh. Referuar të dhënave të policisë, mësohet se në 8 muajt e parë të këtij viti janë ndaluar mbi 11 mijë klandestinë. 50 % e tyre kanë tentuar disa herë të futen në Shqipëri nëpërmjet Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat