“Largoi kunatën shtatzënë nga i shoqi me kallash”! Detajet: Si i doli para plumbave Sabrina Bengaj?

Shqipëria

“Largoi kunatën shtatzënë nga i shoqi me kallash”! Detajet: Si i doli para plumbave Sabrina Bengaj?

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:10
Sabrina Bengaj

Partizan Bengaj shprehet se sot e bija do festonte 23-vjetorin e lindjes por jeta e saj u ndërpre në mes të premten  në mbrëmje në shtëpinë e tij.

Ai tregon se pas martesës gjërat mes çiftit po shkonin mirë ndërkohë që pasi lindjes së fëmijës, dhëndri nisi të tradhtonte të bijën.

Në momentin e krimit, autori Elton Metaj kishte ruajtur që nuk ishin djemtë në shtëpi dhe kishte shkuar për ta vrarë. Sipas zotit Bengaj, e gjithë  familja e autorit duhet të jetë në burg, pasi ata e kanë mbështetur djalin e tyre.

"E gjithë familja e tij duhet të jetë në burg. Nëna e tij është një plehrë. I thoshte të birit tradhtoje, bëje. Sot vajza ime bënte 23-vjeçe. Dje u bëra gjysh. Vajza ishte me nusen e djalit në momentin e krimit. Ajo ishte shtatzënë dhe vajza i doli përpara që mos e kapte plumbi", tha zoti Bengaj.

Kujtojmë se vrasja ndodhi në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Të dy ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat