E rëndë në Tiranë/ Përleshje me thika mes 16 vjeçarëve pas një konflikti në lokal

Shqipëria

E rëndë në Tiranë/ Përleshje me thika mes 16 vjeçarëve pas një konflikti në lokal

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikës pasi ai është sulmuar nga dy bashkëmoshatarë të tij, pas një sherri në lokal.

"Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat