U larguan nga parlamenti, kreu i Grupit Parlamentar të PD: PS kërkon të zvogëlojë përfaqësimin e opozitës

Shqipëria

U larguan nga parlamenti, kreu i Grupit Parlamentar të PD: PS kërkon të zvogëlojë përfaqësimin e opozitës

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 18:24
Alfred Rushaj

Kryetari i grupit të PD, Alfred Rushaj në një deklaratë të shkurtër për mediat foli për debatin e krijuar në parlament me socialistin Taulant Balla.

Ai tha se u shkel rregullorja dhe se nuk do të lejojnë që mazhoranca të tentojë zvogëlimin e tyre.

Rrushaj: Për fat të keq u shkel rregullorja për të zvogëluar përfaqësimin tonë, kjo është e pa pranueshme që nuk duhet ta bëjë askush, u bëjmë thirrje të respektojnë rregulloren , nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin tonë.

Po për Berishën çfarë keni për të thënë?

Do ndjekim çdo rregullore.

Ajo që dua të them është se PS nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë të shkelë rregulloren

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat