Digjet një sipërfaqe pylli dhe pemë frutore në Lushnjë

Shqipëria

Digjet një sipërfaqe pylli dhe pemë frutore në Lushnjë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Vazhdojnë zjarret në rrethin e Lushnjës. Ditën e sotme një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Gjyshaj të njësisë administrative Ballagat.

Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga një tokë djerr dhe më pas ka përfshirë një sipërfaqe pylli si dhe dru frutore.

Fillimisht kanë qenë vetë banoret e zonës të cilët me mjete rrethanore kane ndërhyrë për fikjen e flakëve.

Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e vështirë pasi terreni nuk ishte i favorshëm. Për banoret kjo periudhë është e rrezikshme për ta pasi zjarret shpesh herë dalin jashtë kontrolli duke rrezikuar dhe banesat.

Zjarri i sotëm është i dyti pasi ditën e djeshme një zjarr i fuqishëm ra në fshatin Manasufaj ku një sipërfaqe me ullinj u shkrumbua ku u rrezikuan dhe disa banesa. Për këtë zjarr policia arrestoi një person pasi rezulton se kishte vënë zjarr për djegien e mbeturinave në token e tij, por flakët i kishin dalë jashtë kontrollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat