Doni të udhëtoni drejt Austrisë? Ja kushtet që duhet të plotësoni: Nga testi negativ i Covid tek karantinimi i detyruar

Shqipëria

Doni të udhëtoni drejt Austrisë? Ja kushtet që duhet të plotësoni: Nga testi negativ i Covid tek karantinimi i detyruar

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Që prej datës 15 shtator, të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Austrisë duhet të jenë plotësisht të vaksinuar, ose të kenë një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar.

Kjo është mënyra për të shmangur karantinën. Ndërkohë, të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por:

➡ duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English) https://entry.ptc.gv.at/en.html,

➡ të paraqesin një test negativ të COVID-19  dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

▪Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;

▪Forca humanitare;

▪Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;

▪Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Për informacione më të përditësuara dhe detajuara për hyrjen në Austri mund të drejtoheni: https://www.austria.info/en

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat